image Kjo është grupmosha e katër viktimave nga COVID-19

Shëndetësi

Kjo është grupmosha e katër viktimave nga COVID-19

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, katër persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 4.043 testime, 643 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sipas MSh-së, tre viktima i takojnë grupmoshës 70-79, dhe një viktimë i takon grupmoshës 60-69.

“Në total numri i rasteve aktive është 14.639. Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.433 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.800.413 doza të vaksinës”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/