image Kjo është grupmosha e cila është vaksinuar më së shumti në Kosovë

Kosovë

Kjo është grupmosha e cila është vaksinuar më së shumti në Kosovë

news image

Vaksinimi antiCOVID në vend po vazhdon, ku në 24 orët e fundit janë vaksinuar afro 2 mijë persona.

Mirëpo, se cila grupmoshë është vaksinuar më së shumti deri më tani është bërë e ditur nga statistikat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, raporton Gazeta Sinjali.

Në bazë të këtyre statistikave del se grupmosha më e vaksinuar deri më tani në Kosovë është nga 21 deri në 40 vjeç, ku janë vaksinuar 643, 422 mijë persona.

Pas kësaj grupmoshe, e dyta renditet ajo nga 41 deri në 60 vjeç, ku janë vaksinuar 593, 827 mijë  kurse persona të grupmoshës deri në 20-të janë 157, 153 mijë që janë vaksinuar.

Sa i përket vendbanimit më së shumti të vaksinuar janë nga Prishtina, ku deri më tani janë vaksinuar 260, 913 persona./GazetaSinjali/