Ditëve të fundit është shtuar fluksi i mërgimtarëve që vijnë në vendlindje.
Ata shpesh përballen me pritje të gjata në pikat kufitare. Por, sot gjendja duket më e qetë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitare, pritjet në mëngjesin e së mërkurës janë deri në 10 minuta, tek “Dheu i Bardhë”, për të hyrë në Kosovë.
Ndërkaq në Merdarë, pritjet nuk janë më të gjata se deri në pesë minuta, sikurse edhe nëpër të gjitha pikëkalimet tjera.