image Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës, deri në 30 minuta pritje për të dalë nga Merdara

Kosovë

Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës, deri në 30 minuta pritje për të dalë nga Merdara

news image

Ditë më parë kishim fluks të madh të bashkatdhetarëve që kishin ardhur në vendlindje për të kaluar festat e fundvitit. E teksa kemi hyrë në Vitin e Ri shumë nga ta kanë filluar të kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë në Evropë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdare, konkretisht në dalje ka kolona deri në 250 metra dhe pritje nga 20 deri në 30 minuta. Kurse, në hyrje nga 3 deri në 5 minuta.

Ndërsa, në pikë kalimin kufitar “Dheu i Bardhë”, kolonat janë të gjata nga 100 deri në 130 metra, dhe pritja nga 15 deri në 20 minuta.

/Gazeta Sinjali/