image Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Siguri

Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

news image

Pothuajse çdo vit në Kosovë rritet numri i mërgimtarëve që vijnë t’i kalojnë festat e dhjetorit bashkë me familjarët e tyre.

Mirëpo, këta mërgimtarë shpeshherë ballafaqohen me kolona të gjata në pikat kufitare të Kosovë.

Por sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, aktualisht në pikat kufitare nuk ka shumë kolona, pasi pritjet për hyrje e dalje nuk janë më shumë se dhjetë minuta.

Përderisa në të gjitha pikat pritja për hyrje është tre deri në pesë minuta, në pikën kufitare në Merdarë pritjet zgjasin deri në 10 minuta.

/GazetaSinjali/