image Kjo është gjendja në Jarinjë (VIDEO)

Siguri

Kjo është gjendja në Jarinjë (VIDEO)

news image

Situata në pikën kufitare në Jarinje është më e qetë se ditët e mëparshme, ku shihen më pak patrulla policore të cilat kanë qenë duke kontrolluar, shkruan Gazeta Sinjali.

Por patrullimi nga forcat e shtuara të policisë bashkë me pjestarët e EULEX-IT në Jarinjë afër bllokadës së krijuar nga serbët vazhdojnë.

Edhe numri i makinave që kanë bllokuar rrugën janë të pakta, përafërsisht 100 automjete ndër to 37 makina civile, ku dy apo tre nga to që iu përkasin shtetasëve kosovarë.

Rruga që është bllokuar nga automjetet e rënda, iu është lëshuar vetëm automjeteve serbe për të kryer punët e tyre, kurse të tjerëve jo.

Videon mund ta shihni KËTU.

/GazetaSinjali/