Vazhdojnë pritjet në disa prej pikave kufitare për t’u larguar nga Kosova.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, prej 40 minutave deri në 1 orë janë pritjet në Mërdarë.
Një orë gjithashtu ka pritje në pikën kufitare në Muçibabë.Kurse, te Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë 30 minuta.