image Kjo është gjendja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Rajon

Kjo është gjendja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

news image

Tetë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, derisa nga 4 mijë e 572 testime, 266 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 717 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 210 mijë e 319.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 222 mijë e 932 persona e kanë vdekur 7 mijë e 894 pacientë. Aktualisht numri i rasteve aktive është 4 mijë e 719./GazetaSinjali/