image Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në Spitalin e Pejës

Shëndetësi

Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në Spitalin e Pejës

news image

Në Spitalin e Pejës një person është shëruar, kurse duke u trajtuar janë 21 pacientë me COVID-19. Spitali i Pejës bën të ditur se 14 pacientë janë duke u trajtuar në oksigjenoterapi dhe 5 pacientë janë në gjendje të rëndë, transmeton Gazeta Sinjali.

“1 pacient është shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 21 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 14 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e Spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 218 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe janë kryer 11 operacione./ Gazeta Sinjali/