image Kjo është gjendja e ajrit në Prishtinë

Kosovë

Shëndetësi/ Kjo është gjendja e ajrit në Prishtinë

news image

Gjatë periudhës së vjeshtës e sidomos gjatë dimrit niveli i ndotjes së ajrit në Prishtinë bëhet një nga shqetësimet kryesore për qytetarët e Prishtinës.

Gjatë vitit të kaluar shkalla e ndotjes së ajrit në Prishtinë ka qenë e lartë, madje ndër vendet me ajrin më të ndotur në Botë, shkruan Gazeta Sinjali

Por falë motit të përshtatshëm, në këto momente niveli i ajrit në Prishtinë, vazhdon të jetë i mirë, sipas matësit të cilin e ka vendosur Ambasada Amerikane në Prishtinë, kualiteti i ajrit në Prishtinë në këto momente është i nivelit “mesatar”.

Në bazë të indeksit të cilësisë së ajrit, në Prishtinë ajri në këto momente është mesatar, por ka pjesë të kryeqytetit, siç është Zona Industriale, ku niveli ajrit është i pashëndetshëm. /Gazeta Sijnali/