image Kjo është gjendja e 18-vjeçares që u lëndua në aksidentin në Komoran

Kosovë

Kjo është gjendja e 18-vjeçares që u lëndua në aksidentin në Komoran

news image

18-vjeçarja, e cila mbeti e lënduar rëndë në aksidentin tragjik të djeshëm në Komoran, vazhdon të trajtohet në Mjekimin Intensiv Qendror të QKUK-së.

Për gjendjen e saj shëndetësore ka folur shefi MIQ, Shaqir Uka, i cili tha se parametrat jetësorë të pacientes janë relativisht stabilë.

“Parametrat vitale i ka relativisht stabile. Po vazhdon monitorimi i saj nga ekipi mjekësor. E ka marrë terapinë sipas protokolleve të parapara dhe nevojave të pacientit”, deklaroi Uka.

Ai bëri të ditur se 18-vjeçarja vazhdon të mbahet në gjumë të induktuar me barna dhe është e lidhur me ventilator.

Në aksidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e të martës në Komoran humbi jetën motra e saj, 24-vjeçarja Rea Raka.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/