image Kjo është data kur Time Kadrijaj niset për në Hagë

Kosovë

Gjykata Speciale/ Kjo është data kur Time Kadrijaj niset për në Hagë

news image

Ish-deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, zyrtarisht do të shkojë në Hagë në cilësinë e dëshmitares.

Kadrijaj, do të paraqitet në Gjykatën Speciale më 18 shtator, transmeton Sinjali.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Shkumbin Demaliaj, përmes rrjetit social Facebook.

“ Doktoresha Time Kadriaj me 18 shtator është ftuar që të intervistohet para kësaj gjykate..!! Bashkëluftëtarja jonë Time Kadriaj ashtu siç ishte në luftë ballëlartë edhe tani do të dalë ballëhapur në mbrojtje të UÇK-së..!! Mburret gjithë shqiptaria me veprën tënde doktoreshë..!!”, ka shkruar ai.

Ja postimi i plotë i Shkumbin Demaliajt në Facebook:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2472562899475943&set=a.452165118182408&type=3&theater

Time Kadrijaj ka shërbyer në UÇK si mjeke në spitalet ushtarake në zonën e Dukagjinit./Sinjali/