Po afrohet hedhja e shortit në kompeticionin e UEFA-s, Nations League dhe kjo ngjarje do të zhvillohet më 8 shkurt të muajit të ardhshëm.
Kombëtarja e Kosovës gjendet në Ligën C dhe është në vazon e dytë.
Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës tashmë janë bërë të ditur, dhe janë: Rumania, Suedia, Armenia, Luksemburgu, Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda e Veriut, Qipro, Bjellorusia, Lituania ose Gjibraltari, Estoni dhe Letonia.
Shorti tërhiqet më datën 8 shkurt, kurse ndeshjet e para zhvillohen më datat 5 dhe 7 shtator të këtij viti.
Kujtojmë që Shqipëria gjendet në Ligën B dhe si kundërshtarë mund t’i ketë këto shtete: Austria, Çekia, Anglia, Uellsi, Finlanda, Ukraina, Islanda, Norvegjia, Gjeorgjia, Greqia, Turqia dhe Kazakistani.