image Shqiptarët 'pushtojnë' llogarinë e UEFA-s, me qindra 'like' larg shteteve tjera

Futboll

Shqiptarët ‘pushtojnë’ llogarinë e UEFA-s, me qindra ‘like’ larg shteteve tjera

news image

Shqiptarët janë të njohur e të prirur për të shprehur dashurinë për atdheun e tyre, madje në dhjetëra forma.

E, një prej tyre del të jetë edhe promovimi i flamurit kuq e zi në rrjete sociale, si dhe përkrahja e madhe që shqiptarët ia bëjnë çdo postimi që ka të bëjë me Shqipërinë ose Kosovën.

Njëjtë ndodhi edhe sonte.

Faqja zyrtare e UEFA EURO 2024 ka publikuar fotot e disa tifozëve të zjarrtë që kanë pikturuar në fytyrë flamurin e shtetit të tyre.

Padyshim që fotografia më e pëlqyer, madje duke i lënë dhe shumë mbrapa fotografitë e tjera, është ajo e tifozit kuq e zi.

/GazetaSinjaliSport/