image "Kismet +2", çka po paralajmëron Behgjet Pacolli?

Politikë

“Kismet +2”, çka po paralajmëron Behgjet Pacolli?

news image

Deputeti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook ka shkruar “Kismet +2”, transmeton Gazeta Sinjali.

Ish-presidenti i Kosovës ka publikuar një fotografi pas votimit  në lexim të parë të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në Kuvendin e Kosovës.

Pacolli shihet së bashku me zv/kryeministren e Nismës, e cila është pjesë e Qeverisë dhe me deputeten tjetër të AKR-së.

“Një kafe me grupin pas votimit të Rimëkëmbjes Ekonomike, kismet +2”, ka shkruar Pacolli.

Kujtojmë që AKR-ja ka dy deputetë në Kuvendin e Kosovës, Pacollin dhe Mirlinda Sopin. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10164095401375153