image Kishte një vrimë në kokë, detaje të reja për 36-vjeçarin që u gjet pa shenja jete sot në Pejë - Sinjali

Kishte një vrimë në kokë, detaje të reja për 36-vjeçarin që u gjet pa shenja jete sot në Pejë

news image

Baton Berisha, 36-vjeçar, u gjet pa shenja jete sot, në fshatin Sferkë e Thatë të Pejës, raporton Gazeta Sinjali.

Një ditë më parë, familjarët e tij e kishin raportuar në polici si të zhdukur, ndërsa sot e gjetën pa shenja jete në një fushë të këtij fshati.

Sinjali mëson se nga ekzaminimi fillestar, është konstatuar se ai kishte një vrimë në kokë, që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Një burim brenda Prokurorisë Themelore në Pejë i ka thënë Sinjalit se dyshimet e para janë se 36-vjeçari ka kryer vetëvrasje, por rasti do të zbardhet tërësisht vetëm pas rezultateve të autopsisë.

Baton Berisha la pas vetes tre fëmijë./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin