image Kishte ikur nga Irani në moshën 11-vjeçare, sot është pjestar i ushtrisë amerikane

Botë

Botë/ Kishte ikur nga Irani në moshën 11-vjeçare, sot është pjestar i ushtrisë amerikane

news image

Tensioni midis SHBA dhe Iranit ka arritur kulmin e këtyre viteve të fundit, ku vrasja e gjeneralit Soleimani dhe sulmet raketore iraniane ndaj bazave amerikane në Irak për disa orë bënë të mendohej se një luftë e hapur midis dy vendeve kishte filluar.

Por në qoftë se një sulm ajror amerikan do të ndodhte, me shumë mundësi ai do të niste nga aeroplanmbajtësja bërthamore Harry S. Truman, që ndodhet në veri të Gjirit Persik me flotën e pestë amerikane.

Po si paradoks, ky që është një nga mjetet më të fuqishme dhe të kushtueshme të forcave detare amerikane dhe drejtohet nga një person me origjinë dhe i rritur në Teheran.

Kapiteni Kavon Hakimzadeh, i biri i një iraniani dhe një amerikaneje, ka jetuar në vendin aziatik deri në moshën 11 vjeçare. Familja e tij u largua pas revolucionit komeinist, duke u transferuar përfundimisht në SHBA.

Kavon, që kolegët e thërrasin thjesht me nofkën “Hak”, ka një karrierë ekselentë në ushtri, me misione në Irak dhe Afganistan që i kanë bërë të ngjisë hierarkinë ushtarake deri ne komandën e një prej gjigantëve të detit, si aeroplanmbajtësja Truman./Gazeta Sinjali/