image “Kishte çarje në fytyrë”, dëshmitari rrëfen momentin kur nëna u hodh nga kati i pestë me fëmijën

Shqipëri

“Kishte çarje në fytyrë”, dëshmitari rrëfen momentin kur nëna u hodh nga kati i pestë me fëmijën

news image

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku është hedhur nga kati i pestë nëna 34-vjeçe së bashku me fëmijën e moshës rreth 1-vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”. Nëna ka ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa djali u dërgua në spital nga një banor i zonës, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda.

Dëshmitari ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja duke thënë:

“Është hedhur nga kati i pestë nga sheshpushimi. Ka ardhur aty, ishte me fëmijën. Kur janë hedhur, dëgjova zhurmë dhe dola. Pashë që ishte përmbys. Ajo kishte shenja jete ndërsa fëmija kishte çarje në surrat dhe e mori njëri që është këtu me makinë. Nuk ishte banore këtu. E dëgjuam, nuk mund të bëja sehir. Policia nuk e dinte dhe i njoftuam e erdhëm. Ambulanca u vonua 10 minuta”.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se, dyshohet që 34-vjeçarja, e identifikuar si Pamela Martiri vuante nga probleme të shëndetit mendor./GazetaSinjali/