image Kishte bërë kyçje ilegale në ujësjellës, rrah inspektorin vetëm pse e zbuloi

Kosovë

Njoftim/ Kishte bërë kyçje ilegale në ujësjellës, rrah inspektorin vetëm pse e zbuloi

news image

Një person ka sulmuar inspektorin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” me inicialet F.J., pasi ky i fundit e zbuloi se ai kishte bërë kyçje ilegale në ujësjellës, mesditën e sotme në fshatin Konjuh të Komunës së Lipjanit.

Ky sulm ndodhi derisa inspektori i ujësjellësit “Prishtina” po bënte identifikimin e kyçjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit.

“Rastin e kanë marë përsipër organet kompetente, Policia e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.

Për shkak të lëndimeve të marra, K.R.U. “Prishtina” njofton se punëtori i ujësjellësit është dërguar në emergjencë./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/kurprishtina/photos/a.590959601051669/1510240679123552/?type=3&theater