Policia e Kosovës ka parandaluar një konflikt mes nxënësve të një shkolle në Lipjan. Ata kishin lënë takim për të “zgjidhur” një mosmarrëveshje, por që Policia ka ndërhyrë dhe ka arritur t’i ndalojë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për disa nxënës të shkollës fillore “Ismajl Luma” në Lipjan.
Sipas informacioneve të para, Policia ka ndaluar dy nxënësit e dyshuar, të dy 15-vjeçarë, të cilët janë arrestuar në vendin e ngjarjes.
Me rastin e kontrollit policor, Policia iu ka gjetur dy të dyshuarve nga një thikë, që janë sekuestruar, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor.
Të njëjtit janë intervistuar nga hetuesit policorë, në prani të prindërve dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ndaj tyre.