image Kina urdhëron mbylljen e një konsullate amerikane

Botë

Kina urdhëron mbylljen e një konsullate amerikane

news image

Kina ka urdhëruar mbylljen e konsullatës amerikane në qytetin jug-perëndimor të Chengdu.

Kina tha se masa ishte një “përgjigje e nevojshme” për SHBA-në, e cila në fillim të kësaj jave, urdhëroi Kinën të mbyllte konsullatën e saj në Hjuston.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se vendimi i SHBA-së u mor sepse Kina po “vidhte” pronën intelektuale.

Tensionet janë rritur midis SHBA-së dhe Kinës për disa çështje kryesore, përfshirë tregtinë, të drejtat e njeriut, e të tjera.

Konsullata amerikane në Chengdu, e cila është themeluar në vitin 1985 dhe aktualisht ka më shumë se 200 anëtarë të stafit, ka një rëndësi strategjike për shkak të afërsisë së saj me Tibetin. /Gazeta Sinjali/