image Kina tregon gatishmëri për të "ndërmjetësuar" midis Rusisë dhe Ukrainës

Botë

Kina tregon gatishmëri për të “ndërmjetësuar” midis Rusisë dhe Ukrainës

news image

Kryediplomati kinez ka treguar se Pekini është i gatshëm të “ndërmjetësojë” midis Rusisë dhe Ukrainës për herë të parë që kur Moska filloi një pushtim kundër fqinjit të saj.

Kina është e gatshme të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në promovimin e bisedimeve të paqes dhe të punojë me komunitetin ndërkombëtar për të kryer ndërmjetësimin e nevojshëm, kur është e nevojshme“, tha ministri i jashtëm kinez Wang Yi në konferencën e tij për shtyp në margjinat e sesionit legjislativ të vendit.

Wang nuk ofroi detaje të mëtejshme se çfarë mund të sjellë një rol i tillë, ose nivelin e përfshirjes së mundshme të Kinës. Wang ka thënë më parë se Kina mbështet të gjitha përpjekjet konstruktive ndërkombëtare që synojnë një zgjidhje politike në Ukrainë.

Wang përsëriti se miqësia midis Rusisë dhe Kinës është “e fortë si një shkëmb” dhe përfaqëson “një nga marrëdhëniet dypalëshe më të rëndësishme në botë“.

Zhvillimi i marrëdhënieve Kinë-Rusi ka një logjikë të qartë historike dhe një forcë lëvizëse të brendshme. Miqësia midis dy popujve është e fortë si një gur dhe perspektivat për bashkëpunim dypalësh janë të shkëlqyera“, tha Wang i pyetur nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti nëse presioni nga sanksionet ndërkombëtare që po vendosen ndaj Moskës do të ndikonte në marrëdhëniet Rusi-Kinë.


Pavarësisht se sa e rrezikshme mund të jetë situata ndërkombëtare, Kina dhe Rusia do të ruajnë fokusin strategjik dhe do të promovojnë partneritet gjithëpërfshirës strategjik të koordinimit në epokën e re“, vazhdoi Wang në përgjigje të pyetjes.

Në një telefonatë me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken të shtunën, Wang u kërkoi Shteteve të Bashkuara, NATO-s dhe Evropës që të angazhohen në “dialog të barabartë” me Rusinë në lidhje me luftën në Ukrainë.

/GazetaSinjali/