‘Koronavirusi’ ka bërë që Qeveria kineze të ndërmarrë masa paraprake me izolimin e shumë qyteteve, duke u ndaluar qytetarëve të dalin jashtë.
Në disa qytete që nuk janë nën karantinë, masat paraprake janë ato të ashtuquajturat ‘shkallë e parë e kujdesit shëndetësor’. Qytetarët këshillohen që të mos dalin në rrugë, me përjashtim të rasteve urgjente.
Qytetarët duket se po i ndjekin me rigorizitet udhëzimet, ku siç shihet në foto nga Pekini, rrugët janë bosh.
Shkollat dhe zonat e biznesit në Shanghai do të mbyllen deri në mes të shkurtit, njoftuan autoritetet lokale, duke shtuar se ata po prezantojnë një seri masash për të parandaluar përhapjen e virusit.
Vendimi erdhi pasi u konfirmua se 53 njerëz u infektuan në Shanghai dhe një person vdiq./ Gazeta Sinjali/