image Kina kritikon sanksionet perëndimore ndaj Rusisë

Botë

Kina kritikon sanksionet perëndimore ndaj Rusisë

news image

Kina ka kritikuar sanksionet perëndimore ndaj Rusisë dhe tha se nuk do të ndjekë këtë shembull, duke thënë se këto kundërshton “çdo sanksion të njëanshëm të paligjshëm”, shkruan CNN, përcjell Gazeta Sinjali.

Të martën, presidenti Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të sanksionojnë institucionet financiare dhe oligarkët e Rusisë pasi udhëheqësi rus Vladimir Putin urdhëroi trupat në pjesët e kontrolluara nga separatistët në Ukrainën lindore. Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian, Kanadaja, Australia dhe Japonia gjithashtu njoftuan sanksione të reja ndaj Rusisë.

Kur u pyet në konferencën e përditshme të Ministrisë së Jashtme nëse Kina do të konsideronte të ndjekë shembullin, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Hua Chunying u përgjigj duke i thënë gazetarit: “Padyshim që ju mungon një kuptim bazë i politikës së qeverisë kineze”.

“Ne besojmë se sanksionet nuk janë kurrë mënyra themelore dhe efektive për të zgjidhur problemet. Kina gjithmonë kundërshton çdo sanksion të njëanshëm të paligjshëm,” tha Hua, duke përsëritur se të dy palët duhet të kërkojnë një zgjidhje përmes dialogut dhe negociatave.

Ajo vuri në dukje se sanksionet e mëparshme të vendosura nga SHBA “kanë shkaktuar vështirësi serioze në ekonominë dhe jetesën e njerëzve të vendeve në fjalë”, duke shtuar se në Ukrainë, SHBA nuk duhet “të minojë të drejtat dhe interesat legjitime” të Kinës dhe “palëve të tjera”. “

/GazetaSinjali/