image Kina goditet nga një tërmet i fuqishëm

Botë

Kina goditet nga një tërmet i fuqishëm

news image

Kina është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1.

Zona e prekur është province jugperëndimore Sichuan, raporton Reuters, përcjell Gazeta Sinjali.

Tërmeti ka goditur qarkun Lushan, pranë qytetit të Yaan, sipas orës locale 17:00 dhe ishte në një thellësi prej 17 kilometrash, ka cituar televizioni shtetëror në Kinë.

Në vitin 2013, Yaan u godit nga një tërmet i fortë, duke lënë të vdekur më shumë se 100 njerëz.

Po ashtu kishte pasur mijëra të plagosur. 

/GazetaSinjali/