Orhidea Latifi e njohur me emrin artistik si Kida, është njëra prej artisteve më të dashura shqiptare.
Këngëtarja krahas muzikës është tejet aktive edhe në rrjetet sociale, ku numëron miliona ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.
Së fundmi në profilin e saj në Instagram, artistja ka paralajmëruar se ka gati këngën e re.
“Më thanë të rri e qetë, por si mund të qëndroj i qetë dikush në një situatë si kjo? Mezi po më pritet të dëgjoni këngën tjetër“, ka shkruar ajo në gjuhën angleze.
Kida nuk ka bërë të ditur detaje të tjera rreth këngës së re dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo për fansat e muzikës së saj.
“Malli” është projekti i fundit muzikor i artistes. Kënga është publikuar më 9 nëntor dhe deri më tani numëron mbi 2 milionë klikime në kanalin YouTube./Gazeta Sinjali/