image Kida dhe Mozzik shfaqen sërish së bashku në studio, nisin punën për projekte të reja

Bota e Yjeve

Kida dhe Mozzik shfaqen sërish së bashku në studio, nisin punën për projekte të reja

news image

Mozzik dhe Kida janë dy nga artistët më të dëgjuar të skenës muzikore.

Dyshja kanë sjellur bashkëpunime të ndryshme, mirëpo këta të fundit kanë bërë kuriozë të gjithë pasi u shfaqën sërish në një studio muzikore së bashku.

Është vet këngëtarja, e cila ka ndarë një postim në InstaStory, derisa shihet reperi Mozzik me producentin Rrzon.

Kjo ka lënë të kuptohet se dyshja janë duke punuar në një tjetër projekt të ri, ndonëse nuk kanë zbuluar më shumë detaje.

Kida momentalisht është duke punuar në një projekt solo të titulluar “Edhe sa”, derisa Mozzik po shijon suksesin e albumit të ri “Mozzart”. /Gazeta Sinjali/