Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi ka folur edhe njëherë për të ardhmen e Lionel Messit te PSG.
Khelaifi është shprehur edhe njëherë i bindur se Lionel Messi do të qëndrojë tek klubi francez dhe se është shumë i lumtur aty.
“Konfirmoj një mijë herë që Leo Messi është shumë i lumtur me PSG-në. Mendoj se dëshiron të qëndrojë”, ka deklaruar Khelaifi.
Kreu i klubit gjithashtu ka siguruar se për rinovimin e kontratës do të diskutojnë pas Botërorit.
“Do të diskutojmë pas Kupës së Botës”, shtoi Khelaifi.