image Khelaifi optimist për rinovimin e kontratës së Messit me PSG-në

Futboll

Khelaifi optimist për rinovimin e kontratës së Messit me PSG-në

news image

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi ka folur për bisedimet rreth kontratës së re të Lionel Messit me klubin francez.

Al Khelaifi është shprehur optimist për një zgjatje të kontratës, duke theksuar se këtë do ta diskutojnë pas Botërorit, porse të dyja palët janë të lumtura.

“Kemi rënë dakord së bashku për të diskutuar pas Kupës së Botës, por të dyja palët janë shumë të lumtura.

Ai është shumë i lumtur në PSG, mund ta shihni këtë me kombëtaren – ai ka luajtur në mënyrë fantastike këtë sezon për ne”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjaliSport/