image Khabib u tërhoq nga dueli, kundërshtari i tij kërkon t'i mirret titulli

Sporte Luftarake

UFC/ Khabib u tërhoq nga dueli, kundërshtari i tij kërkon t’i mirret titulli

news image

Toni Ferguson dhe Khabib Nurmagomedov do të përballeshin në UFC 249 megjithë pandeminë e vazhdueshme të koronavirus duke detyruar ndryshime të mëdha në këtë ngjarje.

Tani që Nurmagomedov është tërhequr zyrtarisht të mbetet në karantinë në Rusi, Ferguson po i bën thirrje UFC që të heqë titullin e peshës së lehtë nga kampioni , duke i thënë Ariel Helwani të ESPN që Nurmagomedov është “i frikësuar”.

UFC 249 është planifikuar për 18 Prill, dhe Presidenti Dana White ka thënë që eventi do të vazhdojë pavarësisht se Nurmagomedov po tërhiqet.

Ferguson është i përkushtuar të jetë pjesë e kësaj ngjarjeje, megjithëse një kundërshtar i ri nuk është emëruar.

“Nuk ka rëndësi se këkemi. Ne do të përpiqemi ta bëjmë këtë gjë,” tha Ferguson. “Të paktën disa nga njerëzit në botë kanë pak shpresë. Njerëzit që po e bëjnë këtë me të vërtetë janë mjekët dhe infermierët dhe njerëzit që kujdesen për të gjithë. Nëse mund të bëjmë pjesën tonë të vogël për të provuar dhe për të bërë dicka, unë jam pro”.

Gjetja e një zëvendësimi për Nurmagomedov mund të jetë vetëm problemi i dytë më i madh për White. UFC 249 fillimisht ishte prenotuar në Barclays Center në Brooklyn, New York, por kjo nuk është më një mundësi me shtetin që krijon një urdhër “qëndrimi në shtëpi” ndërsa qyteti mbetet epiqendra e shpërthimit të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara./Gazeta Sinjali/