Khabib Nurmagomedov ka arritur të mbrojë titullin e peshave të lehtë në UFC 242, pasi ka fituar përballjen ndaj Dustin Poirier.
Dy kampionët e peshave të lehta në UFC, Nurmagomedov dhe Poirier, kanë luftuar mes vete për titull.
Ndeshja filloi me lojë më të mirë të luftëtarit çeçen, i cili kohë pas kohe e qonte në vështirësi Poirierin.
Megjithatë, luftëtari amerikan arriti të qëndrojë mirë në dy raundet e para duke e limituar Nurmagomedovin.
Por, në raundin e tretë Khabib arriti të rimarr veten dhe të fitojë ndeshjen pas një shtrëngimi të fortë që i bërë Poirierit në qaf.
Pas këtij shtrëngimi, Poirier u detyrua ta dorëzoj meçin, ndërsa Nurmagomedov arrin ta mbrojë titullin e peshave të lehta.