Pas zhvillimeve të fundit në Veri të Kosovës, dorëheqjeve jo vetëm të zyrtarëve policor, por edhe zyrtarëve tjerë nga institucionet e Kosovës, nga Komanda Rajonale-Lindje e KFOR-it, theksojnë se janë të gatshëm të ofrojnë siguri dhe liri të lëvizjes.
“KFOR-i dhe Komanda Rajonale-Lindje është e përkushtuar për të ofruar një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit e Kosovës, njofton Komanda Rajonale-Lindje.
Më tej në njoftim thuhet se javën e kaluar, Task Forca për heqjen e pajisjeve shpërthyese nga Kampi Bondsteel ndihmoi institucionet në Kosovë dhe një agjenci joqeveritare në pastrimin e një paisjeje të pashpërthyer pranë qytetit Graçanicë.
“Ne duam të sigurojmë lirinë e lëvizjes pa frikë”, thuhet në njoftimin e Komandës Rajonale-Lindje.