Rreth 1,400 persona janë mbledhur këtë të mërkurë në mëngjes, sipas orës lokale atje, në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish sekretares Madeleine Albright e cila ndërroi jetë më 23 mars të këtij viti.
Në këtë ceremoni madhore, po merr pjesë Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe paraardhësit e tij, Barack Obama dhe Bill Clinton, përcjellë Gazeta Sinjali.
Udhëheqësit botërorë dhe një grup i elitës politike dhe të politikës së jashtme amerikane po përgatiten t’i bëjnë nderimet e tyre të ndjerës Madeleine Albright cila u bë sekretarja e parë femër e shtetit në Amerikë.
Në këtë ceremoni po merr pjesë edhe presidentja e vendit Vjosa Osmani si dhe kryeministri Albin Kurti.
Në këtë link mund ta ndiqni live ceremoninë e varrimit të Albright.