image Presidentja Osmani udhëton në ShBA, merr pjesë në varrimin e sekretares Albright - Sinjali

Presidentja Osmani udhëton në ShBA, merr pjesë në varrimin e sekretares Albright

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fillim të javës që vjen për të marrë pjesë në varrim të sekretares Madeleine Albright.

Kjo bëhet me ftesë të familjes Albright, si dhe për disa takime të tjera.

Këtë e ka bërë të ditur për Sinjalin, këshilltari për media nga presidenca e Kosovës, Bekim Kupina.

Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë, u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare.

Familja e saj kanë njoftuar se Albright ka vdekur shkaku i kancerit.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit vlerësohet si një prej personave që ka shtyrë përpara vendimin që aleanca e NATO-s të ndërhynte në Kosovë, ndërhyrje që çoi në çlirimin e Kosovës.

Ajo kishte thënë se ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte bërë “në emër të lirisë”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin