image Këto vende sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike

Sociale

Këto vende sot do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike

news image

Punimet në rrjetin energjetik të Kosovës do të ndodhin edhe sot. Kështu ka njoftuar KEDS duke treguar se në cilat vende do të ketë ndërprerje të energjisë.

Punimet do të zhvillohen vetëm në rajonin e Mitrovicës.

Mitrovicë1. Nga TS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehet: Dalja 10 kV Qirezi (kodi: 74000004) prej orës 08:30-10:30 dhe nga ora 15:30-16:00

Vendet:  Krushefc, Polac, Dashefcë, Baks, Qirez, Prellofcë, Krasaliq, Kozhicë, Krasmirofcë, Likoshan, Gradicë dhe Godanc.

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.2 .

Nga TS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehet: TS 10/04 kV Kryshevcë (kodi: 74000004001) prej orës 08:30 deri në ora 16:00.

Vendet:  Krushefc, Polac, Dashefcë, Baks, Qirez, Prellofcë, Krasaliq, Kozhicë, Krasmirofcë, Likoshan, Gradicë, Godanc.

Arsyeja: Demolimit te Trafokulles se vjetër si dhe instalimit te TS-se se re”.

/GazetaSinjali/