Sistemi tretës i organizmit nuk e luan rolin e njëjtë kur arrin të dyzetat. Në këtë moshë, njeriu rrezikohet të ketë kolesterol të lartë, probleme me zemrër, artirin apo diabetin.
Njerëzit që janë të grupmoshave 35-55 vjeç, përballen me një rrezik të lartë të sëmundjeve të zemrës. Por, disa dietologë të huaj kanë treguar se cilat ushqime duhet t’i shmangni kur arrini këtë moshë.
Sipas tyre, është mirë të mos konsumoni mishin e përpunuar, pasi që rritë rrezikun e sëmundjeve të parakohshme. Krahas mishit, pas të dyzetave është mirë që të mos konsumoni as alkool, pasi që ai thith vitaminën A nga trupi, vitaminë kjo e cila është thelbësore për rigjenerimin e qelizave.
Pijet e gazuara, janë pjesë e listës së ushqimeve të ndaluar pas moshës 40-vjeçare. Kjo pasi që shkaktojnë dhembje koke, marramendje, probleme me tretjen dhe kutjesë. Krahas tyre renditen edhe ëmbëlsirat e gatshme. Këto ëmbëlsira rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, por kanë përmbajtje të larta substancash që shkaktojnë sëmundje të mushkërive.
Dietologët këshillojnë që pas të dyzetave, duhet të kombinoni ushqimin e shëndetshëm, të pasur me proteina dhe fibra me aktivitete fizike./Gazeta Sinjali/