Është duke u mbajtur takimi i thirrur nga Partia Socialdemokrate, ku pritet të diskutojnë rreth vendimit për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike.
Kjo parti ditë më parë ju ka bërë ftesë të gjitha partive parlamentare dhe atyre jo parlamentare opozitare që të marrin pjesë në këtë takim.
Mirëpo, sot këtij takimi i janë përgjigjur vetëm Nisma, AKR-ja, AAK-ja dhe Sindikata e Shëndetësisë.
Nismën në këtë takim është duke e përfaqësuar, Endrit Shala kurse AKR-ja po përfaqësohet nga Jetlir Zyberaj.
Ahmet Isufi po merr pjesë nga AAK-ja dhe Blerim Syla nga Sindikata e Shëndetësisë.