image Këto komuna nuk kanë asnjë rast aktiv me COVID-19

Shëndetësi

Këto komuna nuk kanë asnjë rast aktiv me COVID-19

news image

Një grua mbi moshën 50-vjeçare nga Gjakova ka qenë viktima e vetme e COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Ndërkaq, gjatë këtij intervali kohor shtatë qytetarë janë prekur me këtë virus.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, numri i rasteve aktive në vend është 434.

Bazuar në këto të dhëna, komunat të cilat nuk kanë asnjë rast aktiv me COVID-19 janë: Novobërda, Hani i Elezit, Mitrovica e Veriut, Ranillugu, Mamusha, Graçanica, Parteshi, Kllokoti, Leposaviqi, Zubin Potoku, Shtërpca, Zveçani dhe Shtimja./Gazeta Sinjali/