image Këto janë vendimet që pritet t'i marrë sot Qeveria Kurti

Politikë

Këto janë vendimet që pritet t’i marrë sot Qeveria Kurti

news image

Gjendja me pandeminë në Kosovë, ku çdo ditë po shënohet rekord i ri i rasteve me COVID-19 ka alarmuar edhe Qeverinë e Kosovës, e cila do të mblidhet sot për të shqyrtuar masat e reja antiCOVID, të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka arritur që të sigurojë rendin e ditës së kësaj mbledhje, e cila pritet të fillojë në orën 17:30.

Përveç masave të reja, gjatë kësaj mbledhjeje, qeveria pritet që të ndajë mjete për angazhimin e 1 mijë e 116 profesionistëve shëndetësore dhe staf mbështetës për menaxhimin e pandemisë dhe përkrahjen e procesit të vaksinimit për tre muaj.

Po ashtu, në rend dite është edhe propozim-vendimi për zgjatjen e mandatit të sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqit./Gazeta Sinjali/