image Këto janë ushqimet që u ndalin oreksin - Sinjali

Këshilla/ Këto janë ushqimet që u ndalin oreksin

news image

Shkencëtarët janë duke e kërkuar formulën e duhur që do t’i ndihmojë njerëzve të heqin kilogramët e padëshiruar.

Stërvitja dhe dietat dihet që janë disa nga mënyrat për zgjidhjen e këtij provlemi, por ka edhe disa ushqime që ua ndalojnë oreksin.

Sipas shkencëtarëve, duke i konsumuar këto ushqime do të keni më të lehtë të humbni peshën e padëshiruar.

Ja cilat janë ato ushqime:

Mollët

Mollët janë një zgjidhje ideale, pasi zvogëlojnë ndjenjën e urisë dhe përmbajnë pektinë, e cila ndihmon për të stabilizuar nivelin e glukozës në gjak.

Kumbullat e thata

Fibrat dhe sorbitoli i kumbullës stabilizojnë glukozën në gjak dhe zvogëlojnë urinë, ndërsa plotësojnë edhe dëshirën për shijen e ëmbël.

Çokollatë e zezë

Sipas studimeve, ngrënia e një sasie të vogël çokollate të zezë ndalon urinë. Komponimet e çokollatës së zezë ngadalësojnë tretjen dhe ju bëjnë të ndjeheni të ngopur./ Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin