Shkencëtarët janë duke e kërkuar formulën e duhur që do t’i ndihmojë njerëzve të heqin kilogramët e padëshiruar.
Stërvitja dhe dietat dihet që janë disa nga mënyrat për zgjidhjen e këtij provlemi, por ka edhe disa ushqime që ua ndalojnë oreksin.
Sipas shkencëtarëve, duke i konsumuar këto ushqime do të keni më të lehtë të humbni peshën e padëshiruar.
Ja cilat janë ato ushqime:
Mollët
Mollët janë një zgjidhje ideale, pasi zvogëlojnë ndjenjën e urisë dhe përmbajnë pektinë, e cila ndihmon për të stabilizuar nivelin e glukozës në gjak.
Kumbullat e thata
Fibrat dhe sorbitoli i kumbullës stabilizojnë glukozën në gjak dhe zvogëlojnë urinë, ndërsa plotësojnë edhe dëshirën për shijen e ëmbël.
Çokollatë e zezë
Sipas studimeve, ngrënia e një sasie të vogël çokollate të zezë ndalon urinë. Komponimet e çokollatës së zezë ngadalësojnë tretjen dhe ju bëjnë të ndjeheni të ngopur./ Gazeta Sinjali/