Sot është mbajtur mbledhja e Qeverisë së Kosovës, ku janë miratuar masat e reja anti-COVID, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali ka siguruar të gjitha masat të cilat sot janë miratuar nga Qeveria.
Në bazë të vendimit të Qeverisë, fillimi i vitit të ri shkollor shtyhet deri më 13 shtator, ku do të rivlerësohet situata.
Gjithashtu, rikthehet masa e kufizimit të lëvizjes (ora policore) nga ora 22:00 deri në 05:00.
Ndërsa, lokalet hoteliere, restorantet dhe kafiteritë do të punojnë deri në orën 21:30 dhe atë në ambientet e hapura.
Të gjithë qytetarët që do të hyjnë në Kosovë, nëpër pikat kufitare duhet të paraqesin dëshmi që nuk janë të infektuar me COVID-19.
Më poshtë janë të paraqitura të gjitha masat anti-COVID në dokument.