image Këto janë shtetet që e njohën Kosovën më 18 shkurt të vitit 2008

Kosovë

Këto janë shtetet që e njohën Kosovën më 18 shkurt të vitit 2008

news image

Kosova, shteti ynë i vogël ka mbushur dje 14 vjet, përvjetor ky që u shënua me shumë aktivitete, raporton Sinjali.

Gjatë 14 viteve si shtet i pavarur, Kosovën e kanë njohur 117 shtete. Njohja e fundit ishte nga Izraeli.

Por cilat shtete e njohën Kosovën si Republikë një ditë pas shpalljes së Pavarësisë?

Ishin Afganistani, Britania e Madhe, ShBA-ja, Franca, Shqipëria, Turqia, Tajvani si dhe Organizata e Bashkëpunimit Islam që e njohën Kosovën si të pavarur, sovran dhe demokratik ende pa i mbushur 24 orë si shtet.

Kujtojmë që janë edhe 79 shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Në mesin e tyre janë edhe pesë shtete anëtare të BE-së, si dhe dy shtete me ndikim në botë, Kina dhe Rusia.

/GazetaSinjali/