image Këto janë rrugët e kalueshme vetëm me pajisje dimërore

Siguri

Këto janë rrugët e kalueshme vetëm me pajisje dimërore

news image

Nga 15 nëntori ka qenë e obliguar që automjetet të jenë të pajisura me pajisje dimërore për shkak se prej reshjeve të borës mund të krijohen ngrica që mund të jenë shkaktar të aksidenteve, shkruan Gazeta Sinjali.

Në web-faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme është publikuar një tabelë ku njoftohet për rrugët që janë të kalueshme vetëm për automjetet që janë me pajisje dimërore.

Magjistralja Fush-Pajtimi – Glloboçicë, Gjilan Muçibabë dhe Pejë – Kullë janë të kalueshme vetëm me pajisje dimërore, pasi ka akull, mjegullë dhe borë.

Më tutje, të mbuluara me borë e akull janë edhe autostrada Gjakovë – Qafë Morinë, Prishtinë – Mutivodë, ndërsa Gjakovë – Qafë Prushit ka edhe mjegull dhe këto rrugë janë të kalueshme vetëm me pajisje dimërore.

/GazetaSinjali/