image Këto janë rezultatet aktuale të votave me kusht

Kosovë

Numërimi/ Këto janë rezultatet aktuale të votave me kusht

news image

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve vazhdon edhe sot numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar se numërimi do të vazhdojë sot

Këto janë rezultatet nga numërimi i 27.35% të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Lëvizja Vetëvendosje deri tani ka siguruar më së shumti vota me kusht duke siguruar 1,957 vota.

Në rend të dytë me 1,597 vota është PDK, LDK me 1,288, e pasuar nga koalicioni AAK-PSD me 1.279 vota./Gazeta Sinjali/