image Këto janë profesionet që po paguhen më shumë në Kosovë

Sociale

Këto janë profesionet që po paguhen më shumë në Kosovë

news image

Niveli i ulët i rritjes së pagës mesatare në Kosovë është pasojë e zhvillimit të ngadalshëm ekonomik gjatë një dekade, po thonë ekspertë të çështjeve ekonomike.

Në dhjetë vjetët e fundit, rritja mesatare ekonomike në Kosovë ka qenë 4 deri në 5 për qind.

Të dhënat e fundit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) tregojnë se në vitin 2023, Kosova do të ketë rritje ekonomike për 3.5 për qind, ndërsa në vitin 2024 për 4 për qind.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), paga mesatare bruto në vend, për dhjetë vjet, është rritur 138 euro.

Sipas aktiviteteve ekonomike, pagat më të larta në Kosovë janë në sektorin e energjisë – ku arrijnë në afro 970 euro – pasuar nga sektori i informimit dhe komunikimit, ku janë afro 900 euro.

Paga më e ulët, në vlerë prej 323 eurosh, është tek akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim.

/GazetaSinjali/