image Këto janë pritjet aktuale në pikat kufitare të Kosovës

Kosovë

Këto janë pritjet aktuale në pikat kufitare të Kosovës

news image

Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet normalisht edhe gjatë ditës së sotme, pa kolona të gjata apo pritje që do të vështirësonin lëvizjen e qytetarëve.

Fluksi i automjeteve mbetet i qëndrueshëm, ndërsa procedurat kufitare po kryhen pa vonesa të konsiderueshme.

Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në të gjitha pikat kufitare janë të shkurtra. Si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës, qytetarët po presin nga 3 deri në 5 minuta, ndërsa nuk janë raportuar kolona të automjeteve.

Aktualisht, situata paraqitet e qetë në të gjitha pikat kufitare, me lëvizje normale të automjeteve dhe pa ndonjë ngarkesë të shtuar në komunikacion. Megjithatë, fluksi mund të ndryshojë gjatë ditëve në vijim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/