image Këto janë pikat e marrëveshjes së arritur në Bruksel

Kosovë

Këto janë pikat e marrëveshjes së arritur në Bruksel

news image

Kosova dhe Serbia gjatë ditës së sotme në Bruksel janë pajtuar që të hiqen bllokadat nga serbët afër pikave kufitare të Jarinjes dhe Bërnjakut, por nga ajo pjesë të largohet edhe Policia Speciale e Kosovës. Po ashtu, palët janë pajtuar për vendosjen e etiketave ngjitëse në veturat që hyjnë nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas.

Kjo është bërë e ditur nga përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në një postim në Twitter.

Më poshtë gjeni pikat e marrëveshjes së publikuar nga Lajçak.

1. Njësitë Speciale të Policisë të vendosura aktualisht në Jarinje dhe Bërnjak do të largohen njëkohësisht me bllokadat duke filluar nga 2 tetori i vitit 2021 nga 08:00 e mëngjesit dhe do të përfundojë më së largu në orën 16:00. KFOR-i do të vendoset në Jarinje dhe Bërnjak para fillimit të largimit të të dyja palëve dhe do të qëndrojë për rreth dy javë për të mbajtur një ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë.

2. Që nga 4 tetori 2021 në orën 08:00, do të hyjë në përdorim vendosja e stikersave do të bëhet sikurse u dakordua në kuadër të procesit të dialogut dhe do të aplikohet si masë e përkohshme deri në arritjen e një zgjidhjeje të përhershme.

3. Grupi Punues i përbërë nga përfaqësues të BE-së dhe nga palët e Beogradit dhe Prishtinës, dhe i drejtuar nga BE-ja do të formohet në mënyrë që të gjendet një zgjedhje e përhershme për targat në të lëshuara bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së. Takimi i parë i Grupit Punues do të mbahet më 21 tetor 2021 në Bruksel. Brenda gjashtë muajve nga takimi i parë, Grupi Punues do t’i prezantojë të gjeturat e për zgjidhjen e përhershme në nivelin më të lartë të formatit të dialogut.

Image

/Gazeta Sinjali/