image Këto janë pesë shtetet ku është përqendruar koronavirusi

Botë

Këto janë pesë shtetet ku është përqendruar koronavirusi

news image

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se koronavirusi i ri, edhe pse është përhapur në 62 vende të botës, ai mbetet i përqendruar vetëm në pesë vende.

Rrjedhimisht, shtoi ai, ka ende mundësi që të shmanget përhapja globale.

Koronavirusi COVID-19 e ka origjinën në Kinë.

Nga mbi 88,900 rastet globale, 90 për qind janë raportuar në Kinë, ndërsa shumica e tyre në epiqendrën e shpërthimit – provincën Hubei.

Jashtë Kinës, mbi 8,700 raste janë raportuar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë, ndërsa 81 për qind e tyre ndodhen në katër vende, tha Ghebreyesus.

Sipas tij, këto vende përfshijnë: Korenë e Jugut, Italinë, Iranin dhe Japoninë.

“Kjo nuk është rrugë me një drejtim. Ne mund ta shtyjmë këtë virus prapa”, tha Ghebreyesus, duke iu bërë thirrje vendeve që të ndërmarrin hapat e duhur për frenimin e tij.

Rastet e para të koronavirusit në Kinë janë shfaqur në dhjetor të vitit të kaluar.

Që atëherë, mbi 3,000 njerëz – shumica në Kinë – kanë humbur jetën.

Shenjat kryesore të infektimit janë temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje. /Gazeta Sinjali/