image Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot

Kosovë

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot

news image

Ngjarjet e datës 21 Gusht 2021

– Vazhdon dita e dytë e edicionit te 7-të, të Festës së Perimkulturës. Agrofesta 2021. (Fshati Krushë e Madhe në Rahovec, ora 10:00)

– Bëhet hapja e ekspozitës së Aleksandar Gllibetiq të titulluar “Ekspozita e Skulpturave dhe Vizatimeve”. (Shtëpia e Evropës në Mitrovicën Veriore, ora 11:00)

– Bëhet riatdhesimi nga Turqia dhe rivarrim i eshtrave të patriotit luftëtarit të madh Demë Ali Pozharit. (Pozhar, Deçan, ora 12:00)

– Komuna e Gjilanit, organizon mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së muzicientit dhe folkloristit të mirënjohur, Demir Krasniqi. (Salla e Teatrit të Qytetit në Gjilan, ora 12:00)

– Në kuadër të Festës së Perimkulturës behët pjekja e Ajvarit në mënyrë tradicionale dhe bërja e Turshive në mënyrë tradicionale. (Fshati Krushë e Madhe në Rahovec, ora 15:00).

/Gazeta Sinjali/